Modelja e njohur, Karlie Kloss, pritet që së shpejti të bëhet nënë për herë të parë.
Ishte vetë ajo që e bëri të ditur këtë lajm të gëzueshëm pasi modelja, 28 vjeçare, ka ndarë një video në rrjetet sociale përmes së cilës tregon barkun e rrumbullakosur.
View this post on Instagram
“Mirëmëngjes, hello bebe”, u shpreh ajo e buzëqeshur para kamerës.
Modelja u shfaq tërësisht natyrale teksa ndau lajmin e bukur me 8.9 milionë ndjekësit që mban në Instagram.
Çifti festoi përvjetorin e dytë të martesës këtë muaj, pasi u martuan në tetor të vitit 2018.
Karlie dhe Joshua kishin një ceremoni të veçantë në New York, ku modelja rrëmbeu gjithë vëmendjen me një fustan të markës Dior, ndërsa prej vitesh kanë filluar romancën e tyre.