Mirush Kabashi reagon për herë të parë pas lajmeve të rreme për vdekjen e tij

By

Para dy ditësh, në shumë portale u raportua se artisti i njohur Mirush Kabashi është ndarë nga jeta.

Mirëpo një lajm i tillë nuk është i vërtetë sepse nuk është konfirmuar nga familjarët dhe miqtë e aktorit.

Gjithashtu ky lajm është demantuar nga gazetarja e Fax News në Shqipëri, Edona Haklaj, e cila ka thënë se aktori është shëndosh e mirë. Tutje ajo ka kërkuar falje për publikimin e këtij lajmi nga ana e portalit ku ajo është e punësuar.

I ftuar në “Rudina” aktori tha që e ka marrë me sportivitet dhe i ka falur pasi janë gjëra që ndodhin në këtë fushë.

“Unë e mora me sportivitet, janë gjëra që ndodhin dhe duhet kaluar, por me thënë të drejtën, nja dy mesazhe që më kanë ardhur, edhe më përpara një herë për t’u verifikuar nëse unë jam gjallë, por dhe më mbrapa për të më shprehur solidaritetin. Ishin të dhimbshme, sepse thoshin që kemi qarë shumë kur morëm lajmin, por kemi qarë shumë pastaj nga gëzimi, kështu e formulonte një poete nga Italia. Kemi qarë akoma edhe më tepër me lot gëzimi, kur morëm vesh lajmin që nuk ka ndodhur”, u shpreh ai. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm