Miriami me urim jashtëzakonisht romantik për Albanin!

By

Këngëtarët Miriam Cani dhe Alban Skenderaj, janë ndër çiftet më simpatike që ka skena muzikore shqiptare.

Që të dy me bagazh të pasur artistik dhe me vlera të larta muzikale, janë ndër më të pëlqyerit e publikut shqiptar.

Ata të dy kanë më shumë se dy vjet që janë të martuar dhe janë prindër të një vajze me emrin Amel, të cilën e kanë shfaqur disa herë edhe në publik duke shafqur dashuri të madhe për të.

Në ditëlindjen e 35-të të Albanit, Miriami ka zgjedhur fjalët më të bukura për ta uruar bashkëshortin e saj, duke thënë se është e bekuar dhe tejet e lumtur që ka takuar një njeri si ai dhe që Albani është pjesë e jetës së saj.

“Edhe pse ti më shumë preferon të bësh dedikime e jo të marrësh të tilla 🙂 për 35 vjetorin tënd nuk mund të rrija pa t’i thënë këto fjalë. Ti më provon çdo ditë që ka ende njerëz me shpirt të bardhë në këtë botë. Ti shkëlqen së jashtmi, por më së shumti në brendësi! Ashtu siç ti ke zemrën, ashtu dhe Zoti të ka bekuar në jetë me dashuri të sinqertë ngado qe ti sheh, me një familje të rrallë, një fëmijë engjëll dhe të ka dhënë frymëzimin shpirtëror që ti jua dhuron njerëzve në vepra te vërteta arti qe do të mbeten përgjithmonë.
Krijimtaria jote e vërtetë sapo ka filluar te çeli. Lum Ameli për të gjitha vargjet hyjnore që do i dedikohen. Unë që të njoh në të mirat dhe ato “më pak të mirat”e tua di të them që Zoti të ka bekuar me virtytet më të larta njerëzore. Të dua me çdo qelizë të trupit tim”, ka shkruar Miriami, duke publikuar një fotografi bashkë me Albanin, për të cilin ndjenë  dashuri të madhe.

Albanit i urojmë ditëlindjen, ndërsa ciftit jetë të lumtur bashkë. /Prive.al/

Edhe pse ti më shumë preferon të bësh dedikime e jo të marrësh të tilla 🙂 për 35 vjetorin tënd nuk mund të rrija pa t’i thënë këto fjalë. 
Ti më provon cdo ditë që ka ende njerëz me shpirt të bardhë në këtë botë. Ti shkëlqen së jashtmi, por më së shumti në brendësi!
Ashtu sic ti ke zemrën, ashtu dhe Zoti të ka bekuar në jetë me dashuri të sinqertë ngado qe ti sheh, me një familie të rrallë, një femijë engjëll dhe të ka dhënë frymëzimin shpirtëtor që ti jua dhuron njerëzve në vepra te vërteta arti qe do të mbeten përgjithmonë.
Krijimtaria jote e vërtetë sapo ka filluar te çeli..
Lum Ameli për të gjitha vargjet hyjnore që do i dedikohen☺️
Unë që të njoh në të mirat dhe ato “më pak të mirat”:) e tua di të them që Zoti të ka bekuar me virtytet më të larta njerëzore.
Të dua me cdo qelizë të trupit tim❤

A post shared by ☞ Miriam Cani (@miriamcani) on

Artikuj të ngjashëm