Miku i saj reper ndahet nga jeta tragjikisht, Morena reagon e shokuar

By

Mbrëmja e djeshme ka marrë jetën e një prej reperëve të njohur grek.

MadClip u nda nga jeta befasishëm shkaku i një aksidenti fatal të komunikacionit rreth orës 02:30 të mëngjesit në Athinë.

View this post on Instagram

A post shared by Mad Clip (@madclip)

Policia ka deklaruar se reperi që po kthehej nga një dasmë humbi kontrollin e automjetit që po drejtonte dhe u përplas në një pemë. Përplasja ishte aq e rëndë sa shoferi u bllokua brenda automjetit dhe u deshën rreth dy orë që zjarrfikësit ta nxirrnin nga makina e shkatërruar.

34-vjeçari u dërgua në Spitalin Evangelismos në një gjendje jashtëzakonisht të rëndë ku disa orë më vonë ai ndërroi jetë.

Ai njihet për një varg hitesh, mes tjerash edhe me këngëtaren me origjinë shqiptare Eleni Foureira.

Por ai duket të ketë pasur plane edhe me bukuroshen Morena Taraku.

Kjo e fundit e shokuar, ka reaguar në rrjete sociale.

“Nuk mund ta besoj vëlla. U prehsh në paqe. Kënga jotë mbeti” – është shprehur ajo mes tjerash në reagimin e bërë.

Mesa duket, dyshja kanë punuar për një projekt muzikor të përbashkët, diçka që u pre në gjysmë nga aksidenti fatal i orëve të para të mëngjesit të sotëm. /prive.al

Artikuj të ngjashëm