Migjen Kelmendi nga “Gjurmët”: Mund të jetë koncerti i fundit…

By
Migjen Kelmendi, vokalisti i grupit të muzikës ‘rock’, “Gjurmët”, ka thënë se koncertin do ta mbajnë në Prishtinë më 12 qershor, si premtim të dhënë që nga koncerti i mbajtur në Tiranë vite më parë.

“Prishtinës i kemi mbetur borxh. Nuk ishin rrethanat dhe u shty kjo, por me ndihmën e Komunës së Prishtinës dhe Shpend Ahmetit jemi pak ditë para koncertit që do të jetë i madh. Këtë koncert ia kemi borxh atyre që i kanë dëgjuar “Gjurmët” për dekada”, ka thënë Kelmendi, njofton Klan Kosova.

“Mund të jetë koncerti i fundit”.

Kelmendi në Zona B ka deklaruar se ideja e mbajtjes së koncertit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës nuk është që të bëhet kopje e koncertit në Tiranë.

“Kam qenë i bindur se e kaluara nuk kthehet dhe ato kënge le të mbesin siç kanë qenë në vitet 80’ por insistimi i kitaristit tonë dhe miqve tanë na bindi që ndoshta duhet që të bëhemi bashkë dhe ta kujtojmë atë kohë kur kemi jetuar mirë. Kemi qenë të rinj, vitet 70’ – 80’ ka qenë rinia jonë. Nuk është ideja që të përsëritet Tirana, por në Prishtinë kthehemi tek rrënjët”.

“Fati i grupit “Gjurmët” ishte që prej se e kemi lënë muzikën më 1986 këngët mbijetuan, u bënë hite si “Me tren për Perzeren”. Këngët mbetën gjallë dhe kjo ia mundësoi grupit që 30 e kusur vite më vonë të bëhet bashkë dhe publiku t’i dijë këngët përmendësh.

Artikuj të ngjashëm