Reperi Mercy të dielën ka publikuar projektin e tij më të ri që mban titullin “Sjena n’rregull”. Ky produksion muzikor është krijuar nga studio Diverse Music me tekst të vetë reperit.
Ndërsa klipi i saj mban firmën e “Xl Films” dhe brenda saj shfaqen edhe shoqëria e artistit.
Që në ditën e parë kjo këngë ka marrë edhe mbështetjen nga emra të njohur të estradës kosovare./Prive.al