Tiktokeri Medi Hiseni akuzon reperin Stresi se e ka prerë në besë për rrahjen që ndodhi të mërkurën pas mesnate në një klub në Pejë.
Duke folur për emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Hiseni shprehet se është rrahur në mënyrë brutale në prapaskenë nga miqtë e reperit Noizy, dhe se në fund aty ishte paraqitur edhe vet Noizy duke e goditur me grushte në fytyrë.
“Mu më ka thirr Stresi në Pejë. Aty shkova me dhëndrin tim dhe në momentin që jam futur në prapaskenë, na kanë vënë në kurth dhe na kanë rrahur në mënyrë brutale me boksa e shufra, as sigurimi i klubit nuk na ka ndihmuar, i ka lënë ata djemtë njëherë të na rrahin si duhet e pastaj kanë ardhur pas 3-4 minutash kur kemi qenë shumë të dëmtuar”.
“Unë i kam rreth 40 qepje në fytyrë, e gjithë ana e djathtë është e çarë, kurse dhëndri im fal Zotit nuk është aq sa unë, atë e kanë goditur prapa kokës dhe në fytyrë është edhe ai i çarë, por na kanë prerë në besë”.
Hiseni tutje shprehet se pasi ai kishte mbetur pa forcë, aty kishte shkuar Noizy duke e goditur edhe 3-4 herë.
“Ai më ka goditur në fund personalisht, pasi më është çarë fytyra nga boksa hekuri dhe shufra, pasi kam qenë në atë gjendje që më s’kam mundur më as krahët t’i mbaj lart, ka ardhur Noizy dhe më ka goditur edhe rreth 3-4 grushte fytyrës”.
Tiktokeri mohon të ketë pasur ndonjë problem personal me Noizyn.
“Këtu ka qenë puna e një repisti tjetër që quhet Clevio Ahmetaj. Kur ka qenë në Zvicër ai, më kanë shkruar pjesëtarë të grupit OTR duke më thënë ‘a ka mundësi të na e shësësh Clecion’, pra t’ia vendosë atë në pritë. Më kanë dhënë mbi 30 mijë euro që t’ia qesë Clevion në pritë, por u në nuk jam spiun”.
“Pas një javë më ka thirr Noizy dhe më ka pyetur se sa lek dua që t’ia nis adresën e tij, dhe jemi fjalosur e jemi sharë”, deklaroi Medi Hiseni, duke potencuar në fund se këtë pritë ia bërë Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.