Familja e tij e lumtur u shtua edhe me një djalë në maj të këtij viti.
Por këngëtari kosovar Mehdin Përgjeqaj, ka edhe dy djem më të mëdhenj me bashkëshorten e tij Luljetën. Ndërsa këtë vit, për po këta dy vogëlushë ata organizuan një aheng madhështor, duke festuar për synetinë e tyre.
Ky aheng më shumë i ngjante një koncerti që mblodhi emra të njohur të estradës, sesa një dasme familjare.
E kështu u festua për dy çunat e Medës, ndërsa tani ai po kalon ca kohë me ta.
Madje në profilin e tij në Instagram, ka publikuar një fotografi me djelmoshat, i veshur njësoj si ta.
Babai me dy të bijtë, duket shumë ‘cool’ në këtë pamje e madje kanë bërë bashkë edhe shenjën e paqes. /Prive.al