Më në fund, Sindi Loci ka gjetur dashurinë!

By

Sindi Loci erdhi në “Për’puthen” dhe prezantoi veten si një vajzë të re që nuk ka aspak eksperiencë sa i përket lidhjeve të dashurisë.

Qëndroi për muaj të tërë, por lidhjet nuk funksionuan me konkurrentët brenda formatit.

Por në jetën e saj ka zhvillime të reja dhe ajo sapo deklaroi se është në lidhje. Këtë e deklaroi në “Trotuar” të Top Chanel.

Sindi ka treguar se djali i cili ka në krah është shumë i sinqertë prandaj edhe ajo e pëlqen shumë, teksa theksoi se shpreson që lidhja e tyre të zgjasë.

Më pas, e ngacmuar nëse ata të dy janë puthur, ish-konkurrentja tha “jo”, por më pas qeshi duke lënë të nënkuptohej e kundërta.

Më tej, ajo shtoi se ndjehet e lumtur me të dashurin e saj. Ndërsa kur u pyet nëse partneri i saj është shqiptar apo i huaj, ajo tha: “Shqiptar është, nuk na ndahet zemra nga shqiptarët”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm