MË NË FUND! Këngëtari shqiptar publikon projektin e shumëpritur

By

Albert Stanaj, shqiptari nga Mali i Zi që jeton në Amerikë ka kohë që ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve me talentin e tij.

Falë cover-ëve të shumë hiteve me vokalin ai ka bindur se do jetë ylli i ri në muzikën botërore.

Por, për një projekt nga Stanaj është dashur të pritet deri sot, kur këngëtari ka publikuar krijimin e tij muzikor ‘Romantic’ në Soundcloud.

Përshtypjet e fansave kanë qenë në shumicë dërrmuese tejet pozitive duke shërbyer si motivim për Albertin në rrugëtimin e gjatë e aspak të lehtë drejt majave. Një tjetër yll shqiptar në skenën muzikore botërore?! Definitivisht, ishte rendi edhe për një djalë pas shumë vajzave. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm