Me kë po bashkëpunon Young Zerka për albumin e parë?

By

Artisti Young Zerka është mjaft produktiv në industrinë e muzikës shqipe e teksa tani po punon në projektin madhor të tij.

Këngëtari është duke punuar në një album e këtë e ka konfirmuar vetë ai në një intervistë së fundmi.

Përpos shumë këngëve solo do të ketë edhe bashkëpunime e mes tyre edhe me reperë, e këto ditë po qëndron në Kosovë për të punuar në një nga prurjet muzikore në studion e Cekic.

Ky nuk është albumi i parë i tij, pasiqë vite më parë sa ishte në label e kishte realizuar një projekt të tillë por që kurrë nuk u publikua për shkak të mosmarrëveshjeve./Prive.al

Artikuj të ngjashëm