Me flamur kuq e zi në Sahara, Mozzik dhe Loredana urojnë Pavarësinë

By

Mozzik dhe Loredana kanë udhëtuar drejt Dubait, ku po kalojnë pushimet familjare së bashku me Hanën.

Ata gjendjen akoma atje teksa Kosova sot po feston Ditën e Pavarësisë.

Këtë 13 vjetor ata e shënuan me urime shumë të veçanta për të gjithë shqiptarët. Me një flamur kuq e zi ata shkuan në shkretëtirën e Saharasë, për të valëvitur flamurin e kuq e zi.

“Urime Kosovë 13 vjet shtet”, shkruan Loredana, sakaq Mozzik në postimet e tij shkruan, “Urime Kosova ime e dashur”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm