“Më fal”, filmi shqip sonte në Klan Kosova

By

Këtë mbrëmje në Klan Kosova në ora 21:30 do të ndiqni filmin shqip “Më fal”.

Në të trajtohet historia e një djali të ri, i quajtur Bujar, i cili manipulohet nga një imam kosovar që t’u bashkohet grupeve terroriste që luftojnë në Siri. Ai i bashkohet luftës tinëzisht dhe pastaj i kërkon ndihmë vëllait të tij t’ia dërgojë në Siri edhe gruan. Por vëllai tmerrohet nga veprimet e Bujarit dhe i kërkon të kthehet në Kosovë. Bujari e kërcënon gruan e tij se nëse nuk i bashkohet në Siri do të martohet me një grua që ka mbetur e ve nga lufta.

“Më fal” është me regji e skenar të Besim Ugzmajlit i cili është vlerësuar me çmime në festivale ndërkombëtare./Prive.al

Artikuj të ngjashëm