Edhe zyrtarisht ajo është modelja më e paguar në botë.
Për pothuajse dy dekada primatin e kishte mbajtur një tjetër supermodele, ndërsa tani është ajo.
Kendall Jenner, është modelja që fiton më së shumti në botë krahasuar me koleget e saja.
Deri më tani, ishte Gisele Bundchen më e paguara në botë për 15-të vjet dhe më në fund iu mor stafeta.
Jenner e ka mundur Bundchen për herë të parë që nga vitin2002, pasi modelja kishte arritur famë të jashtëzakonshme dhe ishte përfituesja më e madhe në këtë industri.
Sipas Forbes, të ardhurat e Jenner kapin shifrën 22 milionë dollarëshe këtë vit, të cilat kryesisht vijnë nga marka si Estee Lauder, La Perla e Adidas, e po ashtu edhe nga linja e veshjeve Kendall + Kylie, të cilën ajo e ka në ortakëri me të motrën.
Të ardhurat e Jenner, po ashtu vijnë nga fakti se ajo ka një familje jashtëzakonisht të pasur dhe paratë që ajo merr nga rrjetet sociale, pasi në profilin e saj ka 85 milionë ndjekës. /Prive.al