MC Kresha e realizon ëndrrën – mbron për portën e Kosovës

By

Ai e ka përmendur në dy intervistat e tij të fundit, se ëndrra që i mbeti në gjysmë, është që të jetë futbollist.

Reperi i famshëm MC Kresha, në Oksigjen me Besnim Dinën e edhe në Nd’rrimin e Natës me Alaudin Hamitin, e theksoi se nëse do e lërë hip-hop’in, futbolli do jetë puna me të cilën do merrej.

Dhe ta shohim Kreshën në fanellat e Kombëtares së Kosovës e në fushë, e patëm rastin mbrëmë pasi me plot djem të tjerë të estradës, reperi ka luajtur futsall.

I veshur në të kaltër, ai ka marrë rolin e portierit në fushë, derisa luante krah mikut të tij Lyrcal Son e edhe reperit Majk. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm