Më në fund, dita e madhe për Afërdita Dreshajn kishte ardhur. Këngëtarja e modelja shqiptare, kurorëzoi dashurinë e saj me sportistin rumun Jakub Kindl në Miami të Shteteve të Bashkuara.
E rrethuar nga miqtë e familjarët, ajo dasmën e bëri në një plazh derisa po dukej shumë e lumtur krah bashkëshortit të saj.
Dyshja Kindl dhe Dreshaj, po dukeshin si çift përrallash ndërsa të gjitha shoqërueset e nuses, ishin veshur në fustane të zinj, e shoqëruesit e dhëndrit sigurisht me kostum.
Video e imazhe nga dasma ka publikuar modelja Xhesika Berberi, që si shoqe e ngushtë e Afërditës, ishte njëra nga shoqërueset e nuses. /Prive.al