Në fund të shtatorit, reperi Gjiko dhe e dashura e tij Elita Rudi, i dhanë fund beqarisë përmes një ceremonie madhështore që u realizua në Prishtinë.
Një dasmë e madhe e kushtueshme dhe e mbushur me plot fytyra publike, nuk kishte si t’i shpëtonte vëmendjes së mediave.
Por dyshja asnjëherë s’u deklaruan rreth kësaj ceremonie se si shkoi, si u ndjenë gjatë dasmës e të tjera!
Por javën e kaluar në Prive, i pyetur nga Vlorijan Halili se kush e befasoi në dasmë, Gjiko u përgjigj:
“Me kret kolegët e mi që kanë vallëzuar e janë gëzuar për mua. Po më duekt janë gëzuar që po ia lëshoj rendin najkujt. Shumë jam kënaq me ta, kanë kënduar sikur me u pas martu djali i tyre”. /Prive.al