Mario ‘shokon’ nënën me befasinë e ditëlindjes (VIDEO)

By

Grimeri shqiptar që jeton në Amerikë, Mario Dedivanovic pa dyshim se ka bërë surprizën më të mahnitshme që keni mundur të shihni së fundmi.

Me rastin e ditëlindjes së 70 të nënës që jeton bashkë me të në Amerikë, ai ka mundësuar udhëtimin e motrave dhe vëllezërve që jetojnë në Mal të Zi për ta befasuar në derë të shtëpisë.

Momentin e pabesueshëm me gjithë reagimet, Mario e ka postuar në rrjetin social Instagram ku shfaq gëzimin e nënës së tij e cila pas shumë kohësh takon vëllezërit dhe motrat me të cilët komunikon çdo ditë, por që shkaku i distancës gjeografike, i sheh rrallë.

Grimeri i Kim Kardashian përpos që ka bërë të lumtur nënën e tij, duket se ka emocionuar fort edhe veten meqenëse në Instagram ai mes tjerash është shprehur: ‘Zemra ime s’është ndjerë më e lumtur asnjëherë në gjithë jetën time’.

Më poshtë, videot e befasisë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm