Aludime të panumërta ka pasur në mediat shqiptare e nga publiku, se moderatorja e njohur Marina Vjollca, ka bërë ndërhyrje kirurgjike e estetike në trup e në fytyrë.
Bukuroshja bionde që nisi karrierën në Top Channel e po e vazhdon në spektaklin “C’est La Vie” në TV Klan, ka përkrahjen e njërit prej doktorëve më të famshëm shqiptarë të kirurgjisë plastike.
Lajmi se Marina nuk ka bërë asgjë në fytyrën e saj, vjen nga dora e parë dhe nga vet profesionisti Skerdi Faria.
Skerdi i ka dalë krah Marinës, duke shuar kureshtjen e aludimet se moderatorja ka pasur rregullime në fytyrë, për të arritur këtë pamje që ka sot.
” E BUKURA dhe BISHA… E kush thote qe @marina_vjollca ka bere operacione estetike ja thyej brinjet me kembet e karriges… Smirushat shhhhtttt!!! Ve putren ne zjarr qe eshte TOTALISHT BIO.”
Epo ja ku e keni, kur e thotë edhe doktori çfarë t’i shtohet më shumë kësaj deklarate? /Prive.al