Marina lë gojëhapur të gjithë në finalen e ‘C’est la vie’ (FOTO)

By

Pak kohë mund të duket se ketë kaluar nga momenti kur Marina Vjollca nisi aventurën televizive në Klan, pas një dekade në Top Channel.

Por, sa hap e mbyll sytë, programi i saj ‘C’est la vie’ po përmbyll sezonin e parë pas rikthimit.

Këtë mbrëmje, është nata finale e këtij spektakli që risolli formulën e Pandi Laços për garë muzikore në çift, të përbërë nga një profesionist i muzikës dhe një tjetër fytyrë publike.

E duket se Marina i ka kushtuar pak më shumë rëndësi edhe pamjes, në mbrëmjen finale.

Prezantuesja bukuroshe ka vendosur të eksperimentojë pak me një fustan më të shkurtër e me ngjyrë të ndezur, që ka mahnitur ndjekësit në rrjete sociale. E kritikuar shpesh për ngjyrën e zezë dhe seriozitetin në dukje, Marina duket se është siguruar që kësaj rradhe të mos lë hapësirë për kritika.

Ndryshe, nuk dihet nëse bukuroshja do aktivizohet me ndonjë program tjetër në pjesën e mbetur të sezonit apo do presë Shtatorin për edicionin e dytë të ‘C’est la vie’. Kjo mbetet të kuptohet në javët në vazhdim./Prive.al/

Sonte finalja e “C’est la vie”! Ora 20:05

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on

Artikuj të ngjashëm