Djali i reperit kosovar Kastriot Rexha, Roan, është fëmija më i famshëm për momentin.
Kjo ngase ai ka prindër të famshëm, që pothuajse çdo ditë i gjen në kryetitujt e faqeve te showbiz-it vendor.
Në një situatë të tillë, e gjitha që mbetet, është që fansat e reperit përveç këngëve të tij, të kënaqen edhe me ëmbëlsinë e vogëlushit Roan.
Bukuroshja Majlinda Zeka, ka publikuar në profilin e saj në Instagram një fotografi të Roanit tashmë 1 muajsh, i cili duket mjaft i rritur për sa ditë ka që ka ardhur në jetë. /Prive.al