Kur kënga e re e Majkit ‘Dashni’ u publikua, shumë prej mediave në vend u vërsulën duke thënë se reperi ka kopjuar francezin Maitre Gims.
Një pasqyrë diametralisht e kundërt u dha nga mediat franceze. Atje, këngëtari u vlerësua për talentin duke u konsideruar si super ylli shqiptar.
Duket se e gjithë vëmendja që Majki mori tek mediat atje duke qenë edhe pjesë e edicioneve të lajmeve ka pasur efektin që ndoshta as s’ishte menduar në fillim.
Këngëtari Maitre Gims, me gjasë i familjarizuar me Majkin falë televizioneve në shtetin ku vepron, ka filluar që gjithashtu t’a ndjekë reperin nga Kosova në rrjetin social Instagram.
Këngëtari nga Kosova është mes vetëm 39 njerëzve që Gims ndjek në Instagram krahas afro një milioni ndjekës që i ka.
Me gjasë, ky ‘follow’ është thjesht hapi i parë i komunikimit mes dyshes. Se a do vijë dita për një bashkëpunim mes dy artistëve, ashtu siç supozonin mediat franceze, kjo do dëshmohet nga koha. Ne po presim! /Prive.al/