Majk ndërmerr hap të rëndësishëm në jetën e tij

By

Vera po vjen dhe të gjithë po bëhen gati për ditët e nxehta plot dinamikë.

Këtë po e bën edhe Majk, i cili ka vendosur që t’i kushtojë vëmendje dukjes së tij duke ndërmarrë rrugëtimin e një transformimi.

Ai ka nisur palestrën për të ndërtuar muskuj, që të jetë më në formë për trupin e për paraqitjet skenike në koncertet e pandalshme të verës.

Këngëtari ka treguar përmes një fotografie se ka filluar palestrën, duke e ekspozuar gjendjen aktuale të trupit të tij, që lë shumë për të dëshiruar.

Kjo verë pritet të jetë me shumë risi për Mjakun, ngase ai edhe do të bëhet baba, ngase pret një fëmijë nga ish e dashura Majlinda Zeka.

Edhe pse një gjë të tillë nuk e ka konfirmuar, përmes ca vargje që i këndon në një video të publikuar në profilin e tij në Instagram thotë se “djali i tij është bërë i famshëm ende pa lindur”.

Suksese Majk! /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm