“Maison de Parfum Prishtina” hap dyert në Albi Mall me super zbritje!

By

Sot ka hapur dyert në qendrën më të madhe tregtare në vend, shtëpia luksoze e parfumeve “Maison de Parfum Prishtina”.

Një ambient tejet i veçantë i menduar për këtë shtëpi që është më e frekuentuara për ata që dëshirojnë të mbahen mend për aromën unike.

Nga sot e tutje sa i përket qendrave tregtare në Kosovë, “Maison de Parfum Prishtina” do të jetë vetëm në Albi Mall në katin e parë.

Mirëpo, në këtë hapje që është bërë sot ka dhe një tjetër lajm të mirë.  Për shtatë ditë radhazi duke nisur nga sot, klientët mund të përfitojnë zbritje 20% në brendet unike që ka nën ombrellë “Maison de Parfum Prishtina”.

Disa nga markat që mund ti gjeni në këtë shtëpi të parfumeve janë: Amouage, Roja, Kurkdijan, Malle, De Marly, Kilian, Lalique, Creed por jo vetëm.

Tashmë sekreti është zbuluar, nëse dëshironi të mbaheni mend për aromën unike ka vetëm një vend “Maison de Parfum Prishtina” në katin e parë në Albi Mall./Prive.al

Artikuj të ngjashëm