Është e sigurt të thuhet që Blake Lively nuk zhgënjen asnjëherë në Met Gala me cdo paraqitje të saj.
Blake veshi një fustan rozë me shkëlqim metalik të krijuar nga Versace. Pasi mahniti të pranishmit, aktorja u bë gati për surprizën e radhës. Pranë saj u shfaqën disa burra me kostum që e ndihmuan të shndërronte fustanin.
Blake Lively’s dress is unveiled at the #MetGala. https://t.co/2kVWwK9Yn6 pic.twitter.com/Vo4XCydMRt
— Variety (@Variety) May 2, 2022
Fustani është frymëzuar nga Statuja e Lirisë, e cila u ndërtua në New York në vitin 1885 gjatë asaj që njihet si Epoka e Praruar dhe ishte tema e Met Gala 2022. Pamja e parë e fustanit përfaqëson pamjen origjinale të statujës, e cila asokohe ishte prej bakri. Pamja e dytë – pra në ngjyrë të bruztë – përfaqëson pamjen e tanishme të statujës. /Prive.al