Reperi kosovar Lumi B, këtë të diele publikon këngën e tij të re.
Pas një bashkëpunimi të suksesshëm me këngëtaren Dhurata Dore, në ribërjen e këngës “Simpatia” të Edona Lalloshit dhe Memli Krasniqit, Lum Berisha ka vendosur të vijë solo.
Këngëtari ka paralajmëruar se kënga e tij do të quhet Kele, ndërsa këtë javë në Prive ai vjen në një intervistë speciale, ku rrëfen prapaskenat e klipit të ri dhe gjithçka tjetër rreth projektit. /Prive.al