Lugati rikthehet, fton të gjithë ‘ta kallin’ me këngën e re

By

Ish konkurrenti i formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, këngëtari kontrovers Gjon Karrica, tanimë më tepër i njohur si Lugati ka lansuar video projektin e tij më të ri muzikor.

I titulluar “Ëoë”, kënga më e re e Lugatit e publikuar këtë të premte, ndërsa paraqitja e artistit siç vihet re edhe në fotografinë paralajmëruese duket të jetë si përherë unike,

“Projekti për të cilin kam punuar më shumë se një vit, që falë jush është bërë viral në gjithë rrjetet sociale, më në fund vjen të premten në të gjitha platformat digjitale”, ka shkruar Lugati në një postim në Instagram.

Kjo është kënga e parë e Lugatit që pas daljes së tij nga shtëpia e “Vëllait të Madh” nga ku u largua për shkak të problemeve shëndetësore.

Artikuj të ngjashëm