Top Media ka publikuar edhe këtë Krishtlindje këngën e fundvitit, të shndërruar për 19 vite në një traditë të televizionit.
Ikonat e ekranit morën pjesë në interpretimin e këngës “Kuturu” që pati një realizim me shumë shije në Pezë.
E çfarë ka lënë përshtypje është fakti se këtë vit, një prej figurave kryesore nuk ka pasur pjesën e saj në këngë.
Fjala është për prezantuesen Luana Vjollca.
Ajo ndryshe nga vitet paraprake nuk ka kënduar asnjë rresht teksa shfaqet vetëm në pjesën përfundimtare për pak sekonda, në kalërim.
FOTO: TOP CHANNEL/YOUTUBE
Në videoklip ka munguar në tërësi edhe prezantuesja e programit më të ndjekur, Bora Zemani e “Përputhen” e një pjesë e gazetarëve të rëndësishëm të informacionit. /Prive.al