Loredana Zefi merr për Avokat Tomë Gashin

By

Reperja kosovare nga Ferizaj Loredana Zefi, e cila është edhe nënshtetase e Zvicrës, mbrëmë ka arritur në Kosovë pas akuzave për mashtrim e arrestimit në Luzern të Zvicrës.

Ndërsa sot në mëngjes, Loredana ka dhënë lajmin se do të dalë para mediave në një sallë hoteli në periferi të Prishtinës, ku do flasë për atë që ka ndodhur në Zvicër.

Reperja ka angazhuar për avokatë Tomë Gashin dhe Artan Sadikun, e do të flas në konferencë sot në mesditë.

Me bashkëshortin e saj Mozzik, ajo është nisur dje pasdite nga Bazeli për në Prishtinë, ndërsa mbrëmë rreth orës 7 e 30-të, ata kanë arritur në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm