Loredana udhëton drejt Spanjës!

By

Loredana nuk ka të ndalur.

Reperja e famshme në trojet gjermano-folëse, ka udhëtuar drejt Spanjës.

Lajmin e ka bërë të ditur grimerja e cila përkujdeset për pamjet e saj në videoklipe dhe pikërisht ky fakt çon deri këtu – Loredana po realizon klip të ri.

Edhe pse artistja nuk ka dhënë detaje, kohëve të fundit ajo është parë shpesh në studio duke punuar në këngë të reja.

Kujtojmë që ajo është duke e mbajtur turneun evropian vetëm, i cili fillimisht është paraparë të jetë me Mozzik-un por ndarja e tyre bëri që të dy të këndojnë veçmas.

Teksa Loredana po performon në vende të ndryshme jashtë trojeve shqiptare, Mozzik po këndon bashkë me Getinjon hitet e tyre në Tiranë dhe në disa klube të tjera./Prive.al

Artikuj të ngjashëm