Loredana paralajmëron këngën e re me pretendime se do jetë super hit!

By

Që kur nisi karrierën muzikore vitin e kaluar krah bashkëshortit të saj, reperit ferizajas Mozzik, reperja Loredana Zefi, ka publikuar disa këngë solo e dy bashkëpunime me partnerin.

Rep këngëtarja madje para një muaji lansoi këngën e saj “Labyrinth” në gjuhën gjermane, duke e shoqëruar projektin me një videoklip me standarde të larta, meqë koncepti kishte çdo detaj të planifikuar dhe vizuelisht qëndronte shumë mirë.

Mirëpo tani, pasi lansoi këngën e saj të fundit, reperja ka paralajmëruar një tjetër projekt muzikor, sërish solo.

Bashkëshorti i saj Mozzik, është ai që e ka publikuar lajmin për këngën e re të gruas së tij, duke pretenduar se do të jetë një megahit.

“Jetzt rufst du an”, quhet kënga, e cila po të përkthehet në gjuhën shqipe, do të thotë: “Tani ju thërrisni”, e po ashtu edhe fotografia kryesore që paralajmëron këngën, është nga një kabinë telefonike, ndërsa Loredana shfaqet me një imazh krejt ndryshe nga më parë. /Prive.al

https://www.instagram.com/p/BzajRlbiRqI/

Artikuj të ngjashëm