Punët e kanë sjellë Loredanën sërish në trojet shqiptare.
Ajo po përfundon xhirimet e projektit më të ri me Taynën.
Jo zyrtarisht thuhet se kënga nuk do jetë vetëm mes dy vajzave por do ketë të tretë, liderin e OTR Noizyn.
E teksa xhirimet po realizohen këto ditë, Loredana ka veç një adresë ku rri tash e tutje!
Bëhet fjalë për apartamentet luksoze të Noizyt që tashmë janë në dispozicion edhe për të interesuarit, si një nga sipërmarrjet më të reja të liderit të OTR.
Ka qenë artistja që ka ndarë foto shoqëruar me tag-un për Noizyn.
Në zemër të Durrësit, rezidenca mega luksoze është në dispozicion për rezervim që nga muaji i kaluar.
Çmimet për natë variojnë nga rreth 120 euro për person. /Prive.al
View this post on Instagram