Sheila dhe Kledi, dy ish-protagonistë të “Big Brother VIP” janë vënë në fokus të rrjetit.
Krejt kjo, falë disa pamjeve të shkrepura në një pedonale ku ata duken shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Ata ngjajnë në një çift, megjithatë një gjë nuk mund të thuhet qartë.
Kjo sepse, nuk përjashtohet mundësia që të bëhet fjalë për xhirime të një prej videoklipeve të reja të Sheilës.
Ndryshe, protagonistja edhe publikisht e ka pranuar që Kledi i duket “djalë i mirë” prandaj nuk përjashtohet mundësia që nesër, pasnesër, të mund të lindë diçka.
Publiku qartazi i do bashkë por sigurisht vetëm kaq s’mjafton! /Prive.al