Liberta shfaqet nga Tanzania, destinacioni mahnitës që duhet ta vizitoni (FOTO)

By

Përmbyllja e sezonit televiziv larg nga studio është shndëruar tashmë në traditë për prezantuesen e Prive, Liberta Spahiu.

Pasi vitin e kaluar u njohëm në edicionin e fundit për sezonin respektiv me destinacionin mahnitës të Mauritius, rradha këtë herë është për një tjetër vend – Tanzaninë.

#zanzibar #pembaisland Jane do gjana… pamja mrapa @astravelclub , une dhe ? nga @optika_1 ja qesim piken . #hakunamatata #thegreatjourney #astravelclub ?? swipe

A post shared by Liberta Spahiu (@libertaspahiu) on

Liberta gjendet atje bashkë me Vlorijanin, Alaudinin e të tjerë në ekspeditën e agjensisë As Travel, që si secilin vit tjetër është përkujdesur që t’iu ofrojë kosovarëve zgjedhje në ofertat e tyre nga ato që si kemi parë e as imagjinuar më herët.

Udhëtimi është përcjellur përmes fotove të cilat nuk kanë munguar nga Spahiu në rrjete sociale por që në fakt do shërbejnë vetëm si paralajmërim për specialen që do e shohim në NIN të Klan Kosova dhe përmbylljen tek e shtuna e fundit e Korrikut në emisionin Prive.

Deri atëherë, s’na mbetet gjë tjetër pos të shijojmë përmes Instagram-it, morinë e fotove mahnitëse të cilat vijnë nga Tanzania. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm