Që prej ndarjes pas një lidhje disa vjeçare me Seldi Qalliun, bukuroshja Dafina Zeka iu kushtua edhe më shumë vetes.
Si një vajzë me shkollim të rëndësishëm, vajza e gazetarit Milaim Zeka ka arritur të ndërtoj në Suedi një karrierë për t’u pasur lakmi.
Por, edhe arratisjet disa ditore për pushime nuk mungojnë.
Dafina tash e disa ditë ka marrë rrugë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku po shijon jugun e nxehtë.
Ajo që ka rënë në sy është që gjatë gjithë këtij udhëtimi, ajo është shfaqur komplet e vetme, pa dikë të familjes apo shoqërisë, gjë që besohet pak vështirë.
Në po të njejtën periudhë, për koincidencë apo jo nga rrjetet sociale është zhdukur edhe Seldi, i cili përjashto kujtimin për Ergin, ka mbi dhjetë ditë që nuk ka postuar fotografi.
/Prive.al/