Ledri s’iu përgjigjet Blunt dhe Real, surprizon fanset e tij! (FOTO)

By

Sharjeve dhe akuzave të reperëve Blunt dhe Real, ai nuk iu është përgjigjur dhe i ka injoruar të gjitha videot që shkuan në adresë të tij.

Reperi Ledri Vula ka vazhduar të heshtë karshi atyre ofendimeve, duke bërë krejt dicka tjetër.

Vula ka surprizuar njërën nga fanset e tij të vogla për ditëlindje dhe këtë e ka treguar duke publikuar në profilin e tij në Instagram, një fotografi me një vogëlushe.

Përndryshe, saga e të sharave dhe ofendimeve nga ana e Blunt dhe Real ka vazhduar duke e fokusuar tërë diskursin e tyre te reperi Gjiko dhe menaxheri i Ledrit Faton Shoshi, përderisa këta të fundit nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje ende, përpos një videoje që publikoi Shoshi, ku Gjiko shkon te apartamenti i Blunt për t’i kërkuar takim.

“Bëji fëmijët të lumtur”, ka shkruar Ledri, duke e lënë vetëm me aq këtë aktivitet të tijin, e duke mos dhënë asnjë reagim për “diss-at” e kolegëve të tij. /Prive.al

Të gjitha lajmet për dy palët mund t’i gjeni në këto linqe:

Blunt dhe Real nuk ndalen: Sërish shënjestrojnë Gjikon por me një foto

 

Blunt dhe Real përshihen në “beef” me Gjikon e Ledrin: Fjalor i pistë edhe me komentuseit

 

Artikuj të ngjashëm