Ledion Liço i ashpër me kolegen: ‘Të përcollën për në dritaren e fundit’

By

Mëngjesi i sotëm ka shënuar nisje të një debati mes dy kolegëve të dikurshëm të televizionit Top Channel.

Bëhet fjalë për Ledion Liçon aktualisht pjesë e ”Topit’ dhe Rudina Xhungën e cila tashmë është nënë ombrellën e televizionit Vizion Plus.

Një shkrim i saj ku mes tjerash thoshte se ky i fundit është televizioni më i ndjekur momentalisht në Shqipëri e ka acaruar tej mase Liçon i cili zgjodhi të reagojë ashpër përmes Instagramit.

Në një foto ku shiheshin statistikat e shikueshmërisë Ledioni u shpreh: “Per Xhungat e kësaj bote, dhe per @rudinaxhunga e cila shkruan keq jo sepse mendon keq per @topchannelalbania por sepse ky i fundit e percolli per ne dritaren e fundit!”

Zjarri për një debat mjaft të ashpër vetëm se është ndezur teksa nuk dihet cili do të jetë reagimi i Rudinës e cila nësë marrim për bazë punën që bënte dikur tek emisioni ‘Shqip’ nuk besojmë do të rrijë duarkryq. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm