Ka kohë që Mirsa Kërqeli nuk merret më me muzikë ashtu siç merrej dikur.
Jeta familjare ka bërë që ajo të largohet dhe t’i përkushtohet dy fëmijëve të saj edhe pse ende vazhdon të ketë dashuri për muzikën.
Muaj më parë ajo solli disa këngë cover të cilat u mirëpriten nga fansat e saj të cilët kishin kohë pa ia dëgjuar zërin.
Megjithatë, edhe pse Mirsa nuk prodhon projekte të reja muzikore, ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe sot është një ditë e veçantë për të.
Bashkëshorti i saj me të cilin gëzon dy fëmijë, ka ditëlindjen.
“Gëzuar ditëlindjen. T’i uroj gjithë të mirat”, ka shkruar Mirsa derisa ka postuar një fotografi pranë burrit të saj Granitit.
Urime./Prive.al