Lajmi i shumëpritur! Rihanna publikon këtë të premte këngën e re pas gjashtë vjetësh

By

Rihanna po bën rikthimin e saj të shumëpritur me këngën kryesore në filmin e Marvelit Black Panther: Wakanda Forever. Regjisori Ryan Coogler tha se këngëtarja dëshironte të përfshihej për të nderuar yllin e ndjerë Chadwick Boseman, i cili luajti Mbretin T’Challa në filmin e parë Black Panther.

Rihanna do të publikojë këngën e saj të parë të re në gjashtë vjet.

Këngëtarja ka postuar në Twitter, duke shkruar titullin e këngës Lift Me Up dhe datën “10.28.22” së bashku me një klip 14 sekonda.

 

Publikimi i Lift Me Up shënon fillimin e rikthimit të madh të Rihanna-s në industrinë e muzikës, i cili do të kulmojë me performancen e saj në Superbowl Halftime Show në muajin shkurt.

Artikuj të ngjashëm