Lajme të reja për adhuruesit e serialit ‘Kafeneja Jonë’

By

Pak muaj më parë u njoftua mbi rikthimin e një prej serialeve më të pëlqyera kosovare pas luftës, ‘Kafeneja Jonë’.

Ishin stafi i kësaj sipërmarrje ata që bënë të ditur lajmin se ky serial do të rikthehet së shpejti, pas një ndërprerje në rikthimin e dytë i cili ishte jetëshkurtër.

Megjithatë, për shikuesit besnikë të ‘Kafeneja jonë’ ka lajme të këqija.

Pavarësisht paralajmërimeve, gjërat kanë ndryshuar dhe rikthimi nuk do të ndodhë në këtë sezon të ri televiziv, të paktën edhe për një kohë.

Shkak duket të jetë mungesa e përgjigjes nga lista e sponsorëve potencialë që do të mbështesnin këtë projekt.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të ‘Kafeneja Jonë’ ku mes tjerash thuhet:

‘Si rrjedhojë e kësaj, ende nuk do të mund të fillojmë me prodhim. Shpresojmë që në një të ardhme të afërt do të arrijmë të sigurojmë mbeshtetje financiare. Kërkojmë ndjesë për zhgënjimin, edhe pse nuk është faji i ekipit’

Na mbetet të shpresojmë që këto probleme do zgjidhen shpejt dhe rikthimi do të ndodhë pa humbur kohë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm