Lajme të këqija për fansat e James Bond, agjenti 007 lëndohet

By

Daniel Craig është lënduar gjatë xhirimeve të filmit të ri të Agjentit 007 Bond 25.

Aktori 51 vjecar po xhironte në Karaibe kur ndodhi aksidenti. Ai po vraponte shumë shpejtë, rrëshqiti dhe u rrëzua. Pastaj u dërgua në SHBA për fotografime.

Një burim pranë aktorit tha “Ai po vraponte gjatë xhirimeve kur rrëshqiti dhe u rrëzua shumë keq. Kishte shumë dhimbje dhe ankohej shumë për kyçin e këmbës.”

Bond 25, ende nuk e ka një titull zyrtar, u raportua se do lansohej me 8 Prill 2020. Ende nuk dihet nëse ky lëndim do të shtyjë datën e lansimit. /prive.al

Artikuj të ngjashëm