Një lajm i bukur vjen nga familja e këngëtarit Sinan Vllasaliu.
Ai do të bëhet sërish gjysh nga vajza e vetme e tij, Edona.
Lajmin e ka ndarë me ndjekësit kjo e fundit përmes rrjeteve sociale ku ka postuar momentin e zbulimit të gjinisë.
Pas një djali dhe një vajze, ajo do bëhet sërish nënë e një vajze, teksa këngëtari i mirënjohur do bëhet me një tjetër mbesë.
View this post on Instagram
Kujtojmë se Edona me bashkëshortin dhe fëmijët është e vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atje ku një pjesë të konsiderueshme të kohës e kalon edhe vet këngëtari Sinan Vllasaliu.
Megjithatë, është e sigurtë që Sinani këto kohë do jetë këtej. Pos xhirimeve të Vitit të Ri, ikonën e muzikës shqipe e pret edhe një super koncert me datë 10 dhjetor në Klan Arena.
Biletat tashmë vetëm se janë në shitje online dhe në të gjitha pikat e platformës lidere ArtMotion. /Prive.al
View this post on Instagram