Labi, jo vetëm në emision!

By

Tashmë është zyrtare. 

Kjo e dielë është e fundit pa emisionin ‘1 Kafe me Labin’ i cili pas pauzës rreth tre mujore është gati për t’u rikthyer si patentë nën drejtimin e prezantuesit Gashi.

Me afrimin e momentit të nisjes së programit, tashmë po zbulohen edhe detajet tjera.

Në fotot profesionale nga studio e re, vëmendje ka marrë prania e bukuroshes Marigona Krasniqi.

E Marigona, eksperiencën krah Labit as nuk e ka nisur e as nuk do ta përfundojë me fotot profesionale që paralajmërojnë sezonin e ri.

Prezantuesi, për Prive.al ka konfirmuar se nga e Diela e ardhshme do jetë çdo fundjavë nikoqir i emisionit bashkë me bukuroshen në fjalë e cila do ta shoqërojë në program.

Ndryshe, termini i orës 12:00 do të jetë i pandryshueshëm. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm