Labi flet për bllokimin që i bëhet atij e 2Tonit nga menaxherë të estradës (VIDEO)

By

Edhe më tej klubet e natës vazhdojnë të jenë destinacion kryesor për argëtim. Në këto vende kryesisht të rinjtë shpesh herë zbardhin mëngjeset.

Njësoj funksionon edhe në vendin tonë. Diskotekat janë goxha të frekuentuara në të gjitha stinët e vitit por përherë, vera mbetet sezona më favorite.

Ndejat në këto ambiente ku ndiqen disa rryma muzikore si Elektro, Hip Hop, RnB etj kryesisht mbahen nga DJ e reperë, por ka kohë që në disa raste ato organizohen edhe me këngëtarë.

Këta të fundit, e në këtë rast Labinot Tahiri aktualisht nuk janë edhe aq të kënaqur me mënyrën se si funksionojnë klubet në vendin tonë.

 

Disa ditë më parë ai përmes llogarisë së tij në Facebook ka reaguar pikërisht për këtë çështje dhe përmes një statusi ka shprehur pakënaqësitë e tij.

Ai ka thënë se disa persona të cilët menaxhojnë disa këngëtarë e që njëherit janë edhe menaxherë të diskotekave u japin përparësi vetëm artistëve të tyre.

Në intervistën për Prive, Labi flet në detaje për këtë fenomen dhe planet në të ardhmen. /prive.al/

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm