Të gjithë po prisnin se ku i kanë vënë gishtin globit të sapo-martuarit: Labinot Gashi e Qëndresa Bajrami.
Por pas martesës që mori shumë bujë prapa, ata s’u bënë të gjallë.
Siç e do zakoni, një çift që kurorëzon dashurinë, gjen kohë e para për një muaj mjalti, eh, sa për t’i shijuar ditët e para si të martuar, kur obligimet e telashet s’ua kanë përfshirë ende përditshmërinë.
Mirëpo kjo nuk ka ndodhur me moderatorin Gashi e gruan e tij.
Në vend se të shkonte diku i shoqëruar nga bashkëshortja, ai ka vendosur të ikë i vetëm në Dubai.
Por atje, ka shkuar me punë siç duket dhe ky angazhim ka bërë që ai ta ketë të pamundur të bëjë muaj mjalti në këtë periudhë. /Prive.al