Kylie Jenner rikthehet me ish-të dashurin?

By

Kylie Jenner dhe Travis Scott kohë më parë i kishin dhënë fund lidhjes së tyre.

Por si duket dyshja i kanë rregulluar raportet e tyre, dhe sërish janë rikthyer në krahët e njëri tjetrit.

Kylie udhëtoi në New York, për të mbështetur ish të dashurin e saj, pasi ai ishte i ftuar në evenimentin e 72 vjetorit të “Parsons Benefit”.

Travis gjatë daljes në eveniment u shpreh publikisht, “Ende e dua gruan time Kylie Jenner”.

E pranishme në eveniment ishte dhe vajza e tyre Stormi Webster, ku treshja pozoi për një portret familjar.

Travis u shpall fitues i një çmimi në këtë eveniment.

Menjëherë pas kësaj Kylie, publikoi një foto në llogarinë e saj në Instagram me mbishkrimin “24 orë në New York City”, duke lënë të nënkuptohet se dyshja janë rikthyer sërish së bashku. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm