Ky ndryshim trupor po ndikon në shëndetin mendor të Arbenita Ismajlit

By

Arbenita Ismajli modele e disa brendeve me shumicë në botë, është shumë e hapur me ndjekësit e saj media sociale.

Bukuroshja, e dashura e reperit, Fero zbuloi se ajo nuk pëlqen kur humbë peshë.

Madje aq e pakëndshme është për të, një gjë e tillë ndikon edhe në shëndetin e saj mendor.

Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka publikuar një postim, ku shihen dy fotografi të modeles të tipit “para dhe pas” për të ilustruar më mirë, atë që po përpiqej të transmetonte tek audienca e saj.

Dy foto ngjitura me njëra tjetrën, na paraqesin Arbenitën në elementin e modeles në pesha të ndryshme trupore.

Ndonëse për audiencën nuk ka ndryshim signifikant që mundtë vërehet, modelja shkruan se “Humbja e peshës më ndikon kaq shumë në shëndetin mendor! Por besoj se disi duhet të pranoj sesi trupi im ndryshon ndonjëherë”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm