Ky është reperi shqiptar që Elvanën e konsideron divë!

By

Rikthimi i Elvana Gjatës që pritet të ndodh pas pak minutash kur edhe publikohet ‘Njësoj’ përpos nga kolegët që janë zyrtarisht nën petkun e Threedots, ka marrë përkrahje edhe nga emrat e tjerë të skenës.

Një ndër ta, edhe reperi 2po2 që ka shpërndarë në profilin e tij trailerin e këngës së re të Elvanës duke mos u kursyer në epitete për këngëtaren.

Ai e ka quajtur atë divë duke dëshmuar kështu respektin dhe vlerësimin e madh për të.

Ndryshe, 2po2 historikisht ka një relacion shumë të mirë me artistët e Threedots në përgjithësi dhe shpesh me ta ka bashkuar forcat edhe në rrafshin profesional me duete shumë të suksesshme. / Prive.al/

Artikuj të ngjashëm